Real Madridi planifikon transferimin e Nabil Fekirit

  • 13 March 2020 - 09:34
Real Madridi planifikon transferimin e Nabil Fekirit

Real Madridi tashmë po planifikon nënshkrimet e tyre të verës dhe e ka identifikuar yllin e Real Betis, Nabil Fekir, si një objektiv të madh transferimi.

Sipas mediumit fichajes.net, roli kryesor i francezit në fitoren 2-1 të së dielës të Betisit kundër Real Madridit thjesht ka intensifikuar interesin.26-vjeçari ka shënuar shtatë gola dhe ka siguruar tre asistime në 23 ndeshjet e tij për Betisin që nga kalimi i tij në verë nga klubin francez, Olympique Lyonnais.Në të vërtetë, ky nënshkrim u konsiderua si një goditje e madhe e klubit nga Sevilla dhe është raportuar gjerësisht që një klub tjetër mund t’ua rrëmbej këtë verë që vjen.

Raporti shton se Fekir mund të jetë i disponueshëm për 25 milionë euro këtë verë për Los Blancos, të cilët mund të përfshijnë Dani Ceballosin në çdo marrëveshje të tillë.

Ceballos – dikur lojtar i Betisit, ku erdhi përmes akademisë së tyre – aktualisht është në një marrëveshje huazimi te Arsenali në Ligën Premier.

(Kosova Sot Online )