Muriqi: Dua të fitojmë, dua të kontribuoj me gola

  • 13 March 2020 - 10:53
Muriqi: Dua të fitojmë, dua të kontribuoj me gola

Vedat Muriqi është i vendosur për ta ndihmuar Fenerbahçen që të dalë nga pozita e vështirë. Sulmuesi kosovar premton gola për ekipin turk.

Vedat Muriqi ndihet paksa i brengosur me situatën e fundit të Fenerbahçes.

Ekipit nga Stambolli nuk po i shkojnë punët mirë në javët e fundit.

Po ashtu, edhe sulmuesi kosovar e ka realizuar vetëm një gol në gjashtë ndeshjet e fundit.

Prizrenasi ka folur për ndeshjen e së shtunës ndaj Konyasporit, ku synon të jetë protagonist tek Feneri.

“Ne dështuam të fitonim si ekip. Tash unë dua të kontribuoj tek Fenerbahçe me golat që do t’i shënoj. Konya do të jetë një fillim i ri”, deklaroi 25 vjeçari.

Ish-futbollisti i Rizesporit duket të jetë mjaft ambicioz në ushtrime, duke bërë ekstra ushtrime pas stërvitjeve.

Muriqi i ka realizuar 13 gola në Superligën turke deri tash.

(Kosova Sot Online)