Pas Arsenalit e Chelseat, vetë-izolohet edhe ekipi i Evertonit

  • 13 March 2020 - 12:02
Pas Arsenalit e Chelseat, vetë-izolohet edhe ekipi i Evertonit

Evertoni bëhet klubi i tretë i Premierligës që e merr këtë vendim pas infektimit të lojtarëve me koronavirus

Koronavirusi ka lëshuar rrënjë edhe në kampionatin anglez të futbollit.

Infektimi i trajnerit Mikel Arteta me këtë virus ka bërë që ekipi i Arsenalit të futet në vetë-izolim.

Më pas, rrugën e Topçinjve e ndoqi edhe Chelsea, pasi u raportua se futbollisti i “Blues” Callum Hudson-Odoi po ashtu është infektuar me koronavirus.

Edhe Chelsea me këtë rast u vetë-izolua.

E ekipi i tretë që vendosë të vetë-izolohet është Evertoni.

Klubi nga Liverpooli e ka marrë këtë vendim pasi një lojtar i ekipit të parë raportohet se ka simptoma të koronavirusit.

Ndr të tjera, “Toffees” e kanë mbyllur stadiumin “Goodison Park”.

Gjithashtu, në vetë-izolim janë futur edhe anëtarët tjerë të klubit, të cilët kanë pasur qasje dhe kanë qenë afër lojtarëve në ditët e fundit.

(Kosova Sot Online)