Qeveria e Kosovës pezullon të gjitha aktivitetet sportive

  • 13 March 2020 - 21:33
Qeveria e Kosovës pezullon të gjitha aktivitetet sportive

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në mbledhjen e Qeverisë së Kosovës që po mbahet aktualisht ka njoftuar se Qeveria ka vendosur që të pezullojë të gjitha aktivitetet sportive e kulturore.

Kjo si masë parandaluese ndaj koronavirusit.

Sot dy persona në Kosovë kanë rezultuar pozitiv me koronavirus.

Bëhet fjalë për një italiane 20 vjeçare, dhe një 77 vjeçar nga Kosova.

Qeveria gjithashtu ka njoftuar se ka vendosur që të mbyllë të gjithë kufijtë tokësor përveç për shtetasit e Kosovës .

“Ndërprerja e gjitha aktiviteteve kulturore sportive”, tha Kurti teksa lexonte gjitha masat që ka ndërmarrë Qeveria e Kosovës për parandalimin e përhapjes së koronavirusit.


(Kosova Sot Online)