FFK-ja, pas vendimit të Qeverisë: “Pezullohen ndeshjet e futbollit në afat të pacaktuar”

  • 13 March 2020 - 21:40
FFK-ja, pas vendimit të Qeverisë: “Pezullohen ndeshjet e futbollit në afat të pacaktuar”

Tashmë është zyrtare, është pezulluar edhe IPKO Superliga e Kosovës

Federata e Futbollit e Kosovës ka njoftuar opinionin dhe klubet anëtare të saj se në bazë të vendimit të sotëm të Qeverisë së Kosovës “pezullohet kampionati i futbollit në të gjitha kategoritë në afat të pacaktuar deri në një vendim të ri”.

“Ky vendim vjen pas konfirmimit të dy rasteve me koronavirus në vendin tonë dhe si masë për parandalimin e përhapjes së këtij virusi“, shkruhet mes tjerash në njoftimin e FFK-së.

“FFK fton futbollistët, punëtorët sportivë dhe qytetarët në përgjithësi që të qëndrojnë të qetë dhe ta luftojmë së bashku këtë pandemi pa panik por me kujdes të shtuar”.

Ky virus vdekjeprurës ka bërë që të pezullohen gjitha aktivitetet sportive nëpër botë.


(Kosova Sot Online)