Raporti për vdekjen e Emiliano Sala, zbulohen detaje tronditëse nga aksidenti ajror

  • 13 March 2020 - 22:14
Raporti për vdekjen e Emiliano Sala, zbulohen detaje tronditëse nga aksidenti ajror

Zbulohet shkatari i aksidentit të një avioni të vogël, një vitit më parë, në kanalit e La Manshit, ku humbi jetën Emiliano Sala.

Në përfundim të hetimeve të kryera nga Dega Britanike e Aksidenteve Ajrore, u arrit në përfundimin se piloti David Ibbotson, trupi i të cilit ndryshe nga ai i Salas nuk u gjet kurrë, e kishte pilotuar avionin më një shpejtësi të tepruar, në krahasim me potenciali i tij, dhe në kushte të pamjaftueshërisë së pamjes dhe me mot të paqëndrueshëm.

Madje piloti mund të ketë qenë intoksikuar nga një depërtim i monoksidit të karbonit në kabinë.

Raporti përfundimtar zbuloi gjithashtu se Ibbotson nuk ishte i autorizuar të fluturonte natën.

Tragjedia ndodhi ndërsa Sala, idhulli i tifozëve të Nantes, po udhëtonte mes qytetit francez dhe Uellsit, menjëherë pas transferimit në Cardiff City.

Vdekja e tij tragjike ngjalli një emocion të fortë si në Nantes dhe në Argjentinë, por edhe polemika nga familja e sulmuesit.

Për më tepër që ishin shfaqur dyshimet në lidhje me vlefshmërinë e licencës së Ibbotson për fluturime natën dhe transport pasagjerësh.

Ibotson ishte daltonik dhe nuk kishte asnjë përgatitje për të fluturuar natën dhe licenca e tij për të pilotuar avionë njëmotorësh, kishte skaduar prej tre muajsh.

Avioni ishte i autorizuar për fluturime private dhe nuk kishte kërkuar leje për të kryer fluturim ndërkombëtar. 


(Kosova Sot Online)