UEFA po planifikon ta përfundojë Championsin me nga një ndeshje

  • 14 March 2020 - 09:47
UEFA po planifikon ta përfundojë Championsin me nga një ndeshje

UEFA do të bëjë gjithçka që është e mundur të ruajë datën e finales së Champions League, pavarësisht koronavirusit.

Finlja e Ligës së Kampionëve është e planifikuar me 30 Maj në Stamboll ndërsa ajo e Europa League tri ditë më pas në Gdansk.

Pas suspendimit të ndeshjeve për shkak të virusit vdekjeprurës, UEFA sipas Daily Mail, është duke e shqyrtuar që pas këtij rundi dhe përfundimit të ndeshjeve të mbetura, në çerekfinalja të luhen nga një ndeshje për të kompletuar garën në kohën e caktuar.

Sipas Daily Mail skenari është që ndeshja të luhet në një stadium neutral.

Të martën UEFA me shumë gjasa do të njoftojë për anulimin e Evropianit Euro 2020 dhe gjithashtu do të diskutohet edhe për Champions Leaguen dhe Europa Leaguen. 

(Kosova Sot Online)