“Salah pozitiv me koronavirus? E turpshme…”

  • 14 March 2020 - 10:51
“Salah pozitiv me koronavirus? E turpshme…”

Koronavirus ka kapluar gjithë botën duke shkaktuar panik të madhe.

Gjatë ditëve të kaluara, nga e gjithë Europa kanë ardhur lajme në lidhje me pozitivitetin e lojtarëve të ndryshëm me CONVID-19.

Pothuajse brenda 24 orëve, vetëm Seria A ka shënuar disa të prekur, si Rugani i Juventusit, Gabbiadini, Colley, Ekdal, La Gumina, Thorsby dhe Vlahovic, por, në një situatë të tillë emergjente qarkullojnë edhe “fake news” në internet, fatkeqësisht.

Në Egjipt u përhap lajmi se Mohamed Salah kishte rezultuar, gjithashtu, pozitiv në provën e tamponit.

Në të vërtetë, kampioni i Liverpoolit nuk është prekur nga koronavirusi.

Këtë e ka bërë të ditur agjenti i lojtarit, Ramy Abbas, i cili ka reaguar ashpër përmes një postimi në Twitter.

“Sa e turpshme që diçka kaq e ndjeshme botohet me njohuri ose burime zero…, vetëm për klikime. E pështirë dhe e tmerrshme në të njëjtën kohë”, ka shkruar ai.


(Kosova Sot Online)