Fernandes tregon pse i tha Guardiolës “mshele”

  • 14 March 2020 - 12:09
Fernandes tregon pse i tha Guardiolës “mshele”

Bruno Fernandes e ka veshur fanellën e Manchester United tash e dy muaj, por tashmë është legjenda për fansat e “Djajve të Kuq”.

Gjithçka nisi në ndeshjen e Premierligës me Manchester Cityn, ku “Djajtë e Kuq” triumfuan 2-0 ndaj rivalit të përbetuar të qytetit.

Gjatë ndeshjes, portugezi pati një konfrontim me Pep Guardiolan, të cilit i kërkoi të heshtë duke e vendosur gishtin te goja.

Tani, në një intervistë për Sky Sports, Bruno ka treguar pse veproi në atë mënyrë.

“Kam shumë respekt për Guardiolën, suksesin që ka arritur dhe për gjithçka që i ka dhënë futbollit, por në atë moment ai nuk më respektoj, kështu që pse duhet unë që ta respektoj?”, tha 25-vjecari.

“Kam folur me shokë për atë dhe shumë mendojnë: ‘Pep ka fituar gjithçka… Kush është Bruno t’ia bëjë atë?’ Por në atë moment për shkak të fjalëve që tha më bën që të reagojë në atë mënyrë”, vazhdoi Bruno Fernandes.

Sido që të jetë, ai nuk dëshiron të tregojë se çfarë i tha Guardiola, duke vendosur që të lë gjithçka në të kaluarën. “Çfarë ndodh në fushë, mbetet në fushë”.

(Kosova Sot Online)