“Do të ishte tragjike nëse Liverpoolit i mohohet titulli për shkak të koronavirusit”

  • 14 March 2020 - 13:52
“Do të ishte tragjike nëse Liverpoolit i mohohet titulli për shkak të koronavirusit”

Në Angli tashmë ka nisur diskutimi për anulimin e sezonit, cak do të thotë që Liverpooli do të mbetet pa titull…

Sipas trajnerit të Watford, Nigel Pearson, kjo do të ishte tragjike, që Liverpoolit t’i mohohet titulli për shkak të koronavirusit.

Futbolli në Angli është suspenduar deri me 4 prill për shkak të virusit vdekjeprurës CONVID-19 që sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë deri të premten ka infektuar rreth 132.500 mijë persona në gjithë botën.

Reds kanë fituar 27 prej 29 ndeshjeve në Premierligë dhe janë 25 pikë para Manchester City, vetëm dy ndeshje larg triumfit pas 30 vjetësh, por duket se virusi mund t’i mohojë këtë.

Në Angli ka diskutime se sezoni mund të shpallet i pavlefshëm, çka do të thotë se Liverpooli sërish do të mbesë pa trofe.

“Epo, sa më gjatë të zgjasë aq më e vështirë do të jetë përfundimi i sezonit”, tha ai për Guardian. “Ne duhet ta kemi parasysh këtë, por për Liverpoolin do të ishte një tragjedi që të mos e përfundojë sezonin”.

“Sido që të jetë, të mos mendojmë për atë, mund të ndodhë që të rifillojë kampionati në prill dhe të përfundojë në verë”. 

(Kosova Sot Online)