Donjeta Sadiku e nis me fitore, synon Lojërat Olimpike ‘Tokio 2020’

  • 14 March 2020 - 14:01
Donjeta Sadiku e nis me fitore, synon Lojërat Olimpike ‘Tokio 2020’

Donjeta Sadiku është treguar e fortë për gjermanen, Kleinhans.

Kampionia ballkanike, Donjeta Sadiku, e ka nisur me fitore turneun kualifikues evropian për Lojërat Olimpike Tokio 2020.

Boksierja jonë mposhti gjermanen Mta Kleinhans, në kategorinë deri në 60 kilogramë.

Synimi i boksierës kosovare është që të mbledhë pikët e nevojshme për Lojërat Olimpike Tokio 2020. 

(Kosova Sot Online)