Immobile i reagon mjekut që tha se italianët po e përdorin koronavirusin si arsyetim për të pushuar

  • 14 March 2020 - 16:14
Immobile i reagon mjekut që tha se italianët po e përdorin koronavirusin si arsyetim për të pushuar

Sulmuesi i Lazios, Ciro Immobile, e ka shfrytëzuar llogarinë e tij në Instagram për t’i reaguar mjekut të famshëm britanik, Christian Jensen, për pretendimin e këtij të fundit se italianët janë duke e përdorur koronavirusin si arsye për të marrë pushim më të gjatë.

Ciro Immobile mbeti shumë i zemëruar nga komentet e Christian Jensen, pasi që kriza e koronavirusit që e ka goditur Italinë i ka lënë mbi 1250 persona të vdekur dhe mbi 17 mijë të prekur vetëm brenda territorit italian.

Kjo pandemi nuk ka pasur ende ndikim kaq të madh në Britani të Madhe, ku megjithatë deri më tani janë të identifikuar mbi 800 raste dhe 21 persona kanë mbetur të vdekur shkaku i virusit.

Në një intervistë të dhënë për Fubar Radio, Jensen tha: “Kjo mund të tingëllojë pak raciste dhe ju do të duhet të kërkoni falje, por a nuk mendoni se po përdoret pak si arsyetim?”

“Italianët… ata përdorin çfarëdo arsyetimi për të mbyllur gjithçka dhe ta ndalin pak punën dhe ta bëjnë një gjumë të gjatë pasdreke. Mendoj se është një pandemi që ka jetuar më shumë në media sesa në realitet”.

“Dua të them që nëse mendoni për gripin sezonal tani, pa u futur thellë ne debat, gripi i vret mijëra njerëz çdo vit”.

Immobile e kritikoi ashpër mjekun britanik për këto deklarata në llogarinë e tij në Instagram, ku shkroi: “Shko thuajua këto të afërmve të njerëzve që kanë vdekur dhe atyre që po luftojnë për jetën e tyre në spitale. O i krisur! Po ta them këtë nga zemra: P*rdhu!”4

Italini e kishte shijuar një sezon të mirë me klubin e tij në Serie A, ku ishte golashënuesi më i mirë këtë sezon me 27 golat e tij në gjithsej 26 ndeshje të zhvilluara, para se të ndërpritej sezoni shkaku i koronavirusit. 

(Kosova Sot Online)