Lojtarët e Serisë A paralajmërojnë klubet: S’kthehemi në stërvitje

  • 14 March 2020 - 16:34
Lojtarët e Serisë A paralajmërojnë klubet: S’kthehemi në stërvitje

Stafet mjekësore të klubeve italiane dhe Shoqata e Lojtarëve janë bashkuar në paralajmërimet për greca nëse klubet merren vesh që t’i rinisin së shpejti seancat stërvitore, përkundër rrezikut nga pandemia e koronavirusit.

Mediumet italiane kanë raportuar se Liga Serie A ka organizuar thirrje konference mes presidentit të Lazios, Claudio Lotitos, dhe presidentit të Juventusit, Andrea Agnellit, për të diskutuar se sa gjatë duhet të mbeten të suspenduara seancat stërvitore të klubeve.

Një deklaratë e përbashkët u lëshua nga stafet mjekësore të klubeve të Serisë A, duke paralajmëruar se ata mund të detyrohet të ndërmarrin masa të caktuara nëse do të jetë e nevojshme.

“Pas shqyrtimit të evolucionit serioz të virusit COVID-19 rreth botës dhe përhapjes së shpejtë të këtij virusi në botën e futbollit, mjekët e Serisë A janë të shqetësuar për shëndetin e të punësuarve të klubeve nëse rinisin së shpejti stërvitjet e skuadrave”, thuhet në deklaratën e lëshuar.

“Për këtë arsye, unanimisht, mjekët këshillojnë që të mos rinisin seancat stërvitore deri në një përmirësim të qartë të situatës aktuale emergjente”.

Tashmë nëntë lojtarë të Serisë A – të Juventusit, Sampdorias dhe Fiorentinës – kanë dalë pozitiv në testin për koronavirus, bashkë me anëtarë të stafeve të klubeve.

Edhe Shoqata e Lojtarëve Italianë (AIC) e ka lëshuar një deklaratë pas presionit për t’i rinisur seancat javën e ardhshme.

“Nëse klubet në Itali i thirrin lojtarët vetëm për t’i testuar ata se a kanë ethe apo jo, duke i detyruar t’i lënë shtëpitë, të kenë kontakt me njerëz të tjerë dhe vende të ndryshme vetëm për diçka që mund të komunikohet shumë lehtë përmes telefonit, atëherë ky është një veprim i turpshëm dhe i papërgjegjshëm”, thuhet në deklaratën e AIC.

“Nëse klubet i thërrasin lojtarët, ata duhet t’ua sqarojnë se çfarë interesi kombëtar ka në mbajtjen e atletëve në formën më të mirë kur dihet se liga nuk do të rifillojë deri në prill! Kjo do të thotë se ata po jetojnë në një tjetër planet”.

“Nëse, përfundimisht, nëse vendoset që lojtarëve që nuk pranojnë të stërviten të mos u jepet paga, atëherë ne jemi në fund të pusit kur vjen fjala për dinjitetin. Për ta përmbledhur të gjithë këtë, në Itali ka klube që janë ose të turpshme ose të papërgjegjshme, jetojnë në mars, ose u mungon dinjiteti”. 

(Kosova Sot Online)