Mendy gëzohet, familjari i tij s’ka koronavirus

  • 14 March 2020 - 18:18
Mendy gëzohet, familjari i tij s’ka koronavirus

Benjamin Mendy i Manchester Cityt e ka konfirmuar lajmin se anëtari i familjes së tij për të cilën dyshohej se ishte infektuar me koronavirus doli negativ në testin për këtë virus.

Mbrojtësi anësor ishte detyruar të vetizolohej të enjten, pas shqetësimeve se një familjar i tij ishte infektuar me koronavirus, pasi që kishte pasur disa simptoma të virusit dhe ishte dërguar në spital.

“Klubi është i vetëdijshëm se një anëtar i familjes së një lojtari tonë është në spital me simptoma të virusit, pasi që ka probleme me frymëmarrje”, kishte thënë një zëdhënës i klubit.

“Ai i ka bërë testet në spital për virusit Covid-19. Deri sa të dalin rezultatet e testit, lojtari ynë do të vetizolohet si masë parandaluese”.

Përderisa Mendy është ende duke i pritur rezultatet e tij, ai ka bërë të ditur se familjari i tij ka testuar negativisht në testin për koronavirs.

“Mirëmëngjesi të gjithëve. Së pari, dua t’ju falënderoj për të gjitha mesazhet përkrahëse pas familjet për vendosjen time në karantinë. Sot, njerëzit e afërm të mi morën rezultat negativ në testin për virusin Covid-19, por është e rëndësishme që të gjithë të marrin përgjegjësi në këtë kohë delikate, për ta mbrojtur veten dhe, më së shumti, ata që janë më të dobët në luftën kundër kësaj pandemie”, shkroi Mendy.

“Kështu që ju ftoj të gjithëve t’i ndiqni udhëzimet e dhëna nga Organizata Botërore e Shëndetësisë, në mënyrë që ta ndalim përhapjen e virusit sa më shpejt që të jetë e mundur dhe t’i kthehemi normalitetit. Kujdesuni për veten dhe për të dashurit tuaj”.

(Kosova Sot Online)