Zyrtare: Rahoveci i liron basketbollistët e huaj

  • 15 March 2020 - 18:39
Zyrtare: Rahoveci i liron basketbollistët e huaj

Tashmë është zyrtare.

Përmes një njoftimi në rrjetin social Facebook, Rahoveci ka bërë të ditur se i ka liruar basketbollistët e huaj, kjo për shkak të koronavirusit, sëmundja ngjitëse që po përhapet me shpejtësi nëpër botë, raporton Gazeta Express.

“Do të ishte jo-njerëzore nga ana jonë që t’i mbajmë edhe më tutje në kampin tonë, kur kemi parasysh faktin e izolimit të propozuar nga instancat më të larta shtetërore”, ka shkruar klubi i Rahovecit, teksa i ka falënderuar të gjithë për kontributin e dhënë.

Rahoveci ishte një ndër pretendentët për titull, pasi renditet në vendin e dytë me 41 pikë, një më pak se Prishtina.

Njoftimi i plotë i Rahovecit në Facebook:

Klubi liron lojtarët e huaj ë

Momente të tilla si këto, ku sporti nuk është as dytësor e as tretësor, ndiejmë nevojën tonë për të qëndruar brenda në shtëpi dhe kështu mos ta përhapim edhe më shumë pandeminë që po shkakton viktima e numër të madh të të prekurve. ë

Kësisoj, duke analizuar situatën dhe duke parashikuar se ky sezon basketbollistik tashmë është pezulluar dhe nuk dihet se kur do të fillojë nëse do të fillojë, i kemi liruar të gjithë basketbollistët e huaj. ë

Ne falenderojmë secilin prej tyre për kontributin e çmuar që e kanë dhënë për skuadrën tonë, me shpresën se dikur, do të takohemi sërish. ë

Do të ishte jo-njerëzore nga ana jonë që t’i mbajmë edhe më tutje në kampin tonë, kur kemi parasysh faktin e izolimit të propozuar nga instancat më të larta shtetërore. 

(Kosova Sot Online)