Ismet Munishi e përshëndet vendimin e Cristiano Ronaldos

  • 15 March 2020 - 18:45
Ismet Munishi e përshëndet vendimin e Cristiano Ronaldos

Vendimi i Cristiano Ronaldos i ka bërë përshtypje edhe Ismet Munishit.

Gjatë ditës u raportua se sulmuesi i Juventusit, Cristiano Ronaldo, planifikon t’i shndërrojë në spitale një varg hotelesh të veta, për njerëzit e prekur me koronavirus, dhe për më tepër do t’i paguajë mjekët dhe punëtorët.

Kjo ide i ka pëlqyer edhe trajnerit të Ballkanit, Ismet Munishi, i cili ka reaguar në rrjetet sociale.

Ai ka shkruar në Facebook se Cristiano gjithmonë e tregon fëtyrën e vërtetë.

Postimi i plotë i Munishit në Facebook:

Kollaj eshte me folë qe ky eshte antipatik e i sterpaguar. Ky babloku gjethmonë e tregon bujarin e humanitetin kur eshte nevoja dhe nuk është hera e parë . CR7 .

Kjo sëmundje, e njohur si COVID-19, i ka ndalë të gjitha aktivitetet sportive për shkak se është duke u shpërndarë shumë shpejt nëpër Evropë.

Italia është shteti më i godituri nga koronavirusi në Evropë, pasi mbi 15  mijë persona janë infektuar me sëmundjen, pastaj Spanja.

Portugalia nuk është prekur nga koronavirus si vendet e tjera evropiane, pasi deri tani i ka regjistruar vetëm 78 raste me këtë sëmundje. 

(Kosova Sot Online)