Koronavirusi ndërprenë stërvitjet e Prishtinës

  • 15 March 2020 - 19:40
Koronavirusi ndërprenë stërvitjet e Prishtinës

Prishtina ka vendosur zyrtarisht që të ndërpresë edhe stërvitjet, për shkak të koronavirusit.

Pas pezullimit të IPKO Superligës, tashmë klubet për shkak të virusit vdekjeprurës s’do të mbajnë as seanca stërvitore.

Përmes një njoftimi në faqen zyrtare, Prishtina ka treguar se ka suspenduar edhe stërvitjet.

Virusi COVID-19 është duke u përhapur me shpejtësi të madhe, çka ka shtyrë që të pezullojë gjitha kampionatet nëpër botë.

Njoftimi i Prishtines:

Suspendohet procesi stërvitor i ekipit të parë

Futbollistët të qëndrojnë në shtëpitë e tyre

Prishtinë, 15 mars 2020 – Pas anulimit të zhvillimit të ndeshjeve kampionale, FC Prishtina nuk do t’i mbaj më as procesin stërvitor me qëllimin e vetëm që t’i ruaj futbollistët nga rreziku i përhapjes së virusit.

Pezullimi i stërvitjeve do të vlej deri në njoftim të ri.

(Kosova Sot Online)