Tebas: “Do ta përfundojmë La Ligën”

  • 15 March 2020 - 20:26
Tebas: “Do ta përfundojmë La Ligën”

La Liga do të përfundojë, kështu thotë Tebas.

Premierligë, Serie A, Ligue 1, Bundesliga, La Liga – të gjitha janë shtyrë për shkak të koronavirusit, që ka pushtuar botën kjo sëmundje dhe po merr jetë njerëzish.

Sido që të jetë, ato janë shtyrë vetëm deri në prill, por duke parë situatën, vështirë se do të rinisin derin në maj. Megjithatë, presidenti i La Ligas, Javier Tebas është i mendimit se gjitha ndeshjet e stinorit 2019-20 në La Liga do të luhen, përkundër pengesave të shkaktuara nga koronavirusi.

“Unë jam i bindur se do të përfundojmë stinorin. Ne jemi duke punuar me ligat tjera për të përshtatur datat. Kemi pasur këtë javë videokonferenca me president, klube të shumta, ligat. Po vjen një javë e rëndësishme në Europë  ku mund të merren vendime të rëndësishme”, ka thënë Tebas për “Cadena Cope”.

Por, ai ka thënë se më tepër do të dihet pas mbledhjes emergjente të UEFA-s të martën.

Koronavirusi tashmë ka arritur edhe në Kosovë, deri më tani janë regjistruar nëntë raste. 

(Kosova Sot Online)