“S’jemi spital”: Hoteli i Ronaldos e mohon lajmin se u shndërru në spital

  • 15 March 2020 - 21:01
“S’jemi spital”: Hoteli i Ronaldos e mohon lajmin se u shndërru në spital

Është mohuar gjithçka, drejtuesit e hotelit Pestana-CR7 kanë reaguar pas lajmit se Ronaldo ‘planifikon t’i shndërrojë në spitale një varg hotelesh’.

Gjatë ditës, e përditshmja spanjolle MARCA, raportoi se Cristiano Ronaldo po planifikon t’i shndërrojë në spitale një varg hotelesh të veta në atdheun e vet Portugali, për t’u ndihmuar njerëzve të infektuar me koronaviurs, të cilët do të trajtoheshin falas.

Megjithatë, kjo nuk duket të jetë e vërtetë.

“Ne jemi hotel. Nuk do të bëhemi spital. Është ditë si çdo ditë tjetër, jemi dhe do të mbetemi hotel. Jemi telefonuar gjatë ditës nga mediat. Ju urojmë ditë të mirë”, tha një drejtues i hotelit për RTL Nieuws.

(Kosova Sot Online)