Roberto Mancini: Evropianin mund ta fitojmë edhe vitin tjetër

  • 15 March 2020 - 21:34
Roberto Mancini: Evropianin mund ta fitojmë edhe vitin tjetër

Mancini është i gatshëm dhe pranon që të shtyhet evropiani

Për shkak të koronavirusit, gjitha ligat nëpër botë janë suspenduar dhe rrezikon të suspendohet edhe Kampionati Evropian, që është planifikuar të startojë në fillim të qershorit.

Gjithcka do të vendoset të martën, në një videkonferencë që ka thirrur UEFA dhe trajneri i Italisë, Roberto Mancini, pret që të zhvillohet vitin 2021.

“Të martën do të dimë më shumë mbi këtë argument dhe do të mund të flasim për gjithçka. Nëse Europiani do të bëhej këtë verë, do të fitonim, por mund të fitojmë edhe vitin tjetër. Jemi gati të luajmë si në nëntor, ashtu edhe verën tjetër. Madje kur të rikthehemi do të jetë më bukur, pasi nuk do të kemi frikë nga asgjë”, deklaroi Mancini.

“Askush nuk e priste këtë situatë të çmendur, por e rëndësishme është që ndërhymë dhe ndërpremë kampionatin më herët se të gjithë. Është e vështirë të qëndrosh në shtëpi, por duhej mbrojtur shëndeti i njerëzve, ndaj më mirë që u vendos kështu”.

Në gjithë botën, mbi 160.000 mijë persona janë infektuar, ndërsa mbi 6 mijë kanë vdekur. 

(Kosova Sot Online)