Nesër vendoset për të ardhmen e futbollit evropian dhe ndeshjen e Kosovës

  • 16 March 2020 - 11:33
Nesër vendoset për të ardhmen e futbollit evropian dhe ndeshjen e Kosovës

E ardhmja e futbollit evropian këtë verë do të vendoset nga katër konferenca këtë të marte. Gjatë këtyre konferencave, Kosova do të mësojë se kur do t’i zhvillojë ndeshjet e play-off’it për kualifikim në Kampionatin Evropian 2020.

Shpërndarja globale e koronavirusit, sëmundjes ngjitëse COVID-19, e ka shkaktuar pezullimin e shumicës së garave të futbollit dhe Organizata Botërore e Shëndetësisë thotë se Evropa është bërë epiqendra e kësaj pandemie.

Presidenti i UEFA-s Aleksander Ceferin dhe ekipi i tij operativ do të mbajnë konferenca ta ndara përmes videove me:

Shoqatën e Klubeve Evropiane, e cila i përfaqëson gati 250 klube nga ligat evropiane.

Ligat Evropiane, e cila i përfaqëson 32 liga, përfshirë pesë ligat kryesore.

Të gjitha 55 Federatat Evropiane, përfshirë Kosovën.

Komitetin Ekzekutiv të UEFA-s, i cili do ta ketë fjalën e fundit.

Shtyrja e Kampionatit Evropian 2020 për një vjet do të jetë më shumë gjasë rezultat i këtyre konferencave, duke e parë pasigurinë rreth shpërndarjes së virusit.

Vendimi përfundimtar për Euro 2020, përfshirë për ndeshjet e play-off’it të caktuara për t’u zhvilluar në fund të këtij muaji, do të merret nga Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s.

Kosova është ndër kombëtaret pjesëmarrëse në play-off për një vend në Euro 2020.

Verdhekaltrit do të ballafaqohen me Maqedoninë e Veriut në gjysmëfinale, e caktuar të luhet më 26 mars në Shkup, por e cila më shumë gjasë do të shtyhet për një datë më të vonshme.

Kosova duhet t’i fitojë dy ndeshje në play-off për ta siguruar pjesëmarrjne në Evropian për herë të parë në histori të vet, gjysmëfinalen kundër fqinjit dhe një finale të mundshme ndaj Bjellorusisë apo Gjeorgjisë.

(Kosova Sot Online)