Fernandes shpallet Lojtari i Muajit Shkurt në Premierligë

  • 16 March 2020 - 12:54
Fernandes shpallet Lojtari i Muajit Shkurt në Premierligë

Bruno Fernandes e ka nisur në mënyrë të mrekullueshme jetën e re në Manchester United, duke u zgjedhur Lojtari i Muajit Shkurt në Premierligë.

Mesfushori portugez iu bashkua Unitedit nga Sporting Lisbon për një shumë fillestare rreth 46.6 funte në janar dhe e ka zhvilluar çdo ndeshje të Unitedit në shkurt.

Ai e ka luajtur çdo minutë në tri ndeshjet e skuadrës së tij në Premierligë, dukje e shënuar një gol dhe dy asiste dhe duke i ndihmuar Unitedit ta mposhtë 2:0 Chelsean dhe 3:0 Watfordin.

Pasi e fitoi këtë çmim, Fernandes tha për uebsajtin e Premierligës: “Kam ëndërruar të luaj për Manchester Unitedin që kur isha fëmijë. Të jem në Old Trafford është ëndrra më e madhe e karrierës sime”.

“Kur i bashkohesh një klubi të ri, gjithmonë dëshiron të shënosh dhe goli i parë është i veçantë. Jam i lumtur me fillimin por nga tani më duhet të jap më shumë për t’u bërë më i mirë”, shtoi ai.

(Kosova Sot Online)