Zenelin nuk e ndal as koronavirusi

  • 16 March 2020 - 15:14
Zenelin nuk e ndal as koronavirusi

Arbër Zenelin nuk mund ta ndalë askush. Futbollisti kosovar po vazhdon të ushtrojë individualisht edhe pse futbolli evropian është “paralizuar” shkaku i koronavirusit.

Arbër Zeneli duket më i vendosur se kurrë për t’u rikthyer në formën e dikurshme.

Futbollisti kosovar po vazhdon të ushtrojë individualisht edhe pse futbolli evropian është “paralizuar” shkaku i koronavirusit.

Ligat kryesore evropiane janë pezulluar, ndërsa ka pak prej tyre që po luajnë pa praninë e shikuesve.

Sidoqoftë, përfaqësuesi kosovar e ka postuar një fotografi në Instastory ku shihet pasi t’i ketë përfunduar ushtrimet.

“Ushtrimet u kryen”, ka shkruar Zeneli, i cili u rikthye së fundmi nga lëndimi i rëndë duke i zhvilluar disa minuta me ekipin e tij, Reims.

Ai synon të jetë i gatshëm për Përfaqësuesen e Kosovës për ndeshjen e 26 marsit ndaj Maqedonisë së Veriut në Shkup, në rast se UEFA nuk e anulon eventualisht këtë ndeshje nesër.

(Kosova Sot Online)