Barça synon t’i bëjë katër përforcime

  • 16 March 2020 - 16:15
Barça synon t’i bëjë katër përforcime

Gjiganti katalunas, i cili po e kalon një sezon të luhatshëm, pritet të jetë mjaft aktiv në afatin kalimtar të verës duke u përforcuar në secilin repart

Barcelona pritet të jetë mjaft aktive në afatin kalimtar të verës.

Gjiganti katalunas po planifikon t’i bëjë katër përforcime pas përfundimit të këtij sezoni.

Sipas të së përditshmes spanjolle “Sport”, kampioni aktual spanjoll po mendon ta sjell një qendërmbrojtës, një mbrojtës krahu, një mesfushor qendror dhe një qendërsulmues.

Sulmuesi i Interit, Lautaro Martinez është objektivi kryesor i gjigantit katalunas, pasi ai shihet si pasardhësi afatgjatë i Luis Suarezit. 

(Kosova Sot Online)