Koronavirus, vdes trajneri i të rinjve të Malagës

  • 16 March 2020 - 17:27
Koronavirus, vdes trajneri i të rinjve të Malagës

Viktima e parë në botën e sportit nga koronavirusi ka ardhur në Spanjë, vendi i dytë më i prekur në Evropë, pas Italisë.

Sipas “Malaga Hoy” dhe mediave tjera në Spanjë, Francisco Garcia, trajner i të rinjve të Malagas, ka vdekur nga koronavirusi.

Megjithatë, mjekët nuk ishin në dijeni që ai kishte probleme tjera para se të merrte edhe virusin COVID dhe fillimisht u habitën pasi me koronavirus shumica e rasteve të vdekjes janë të moshës 60 e më lart.

Gjatë testeve ku kishte rezultuar pozitiv, ishte mësuar gjithashtu se ai vuan nga leukemia dhe për këtë koronavirusi ia vështirësoi gjendjen shëndetësore pasi sipas mjekëve, në të kundërtën do të kishte mbijetuar.

Lajmin e ka konfirmuar edhe klubi ku përmes një reagimi kanë shprehur ngushëllime familjarëve të 21-vjecarit.

“Ne duam t’i shprehim ngushëllimet tona më të thella familjes, miqve të ngushtë të trajnerit tonë Francisco Garcia që na ka lënë, për fat të keq. Tani çfarë bëjmë pa ty, Françesku?

“Si do të vazhdojmë të pushtojmë … në ligë? Ne nuk e dimë se si, por me siguri do ta bëjmë atë për ju”.

“Ne nuk do t’ju harrojmë, pushoni në paqe, fenomen. Deri përgjithmonë”

(Kosova Sot Online)