Pronari i Hoffenheimit tregon se kur do të jetë gati vaksina për koronavirusin

  • 16 March 2020 - 19:47
Pronari i Hoffenheimit tregon se kur do të jetë gati vaksina për koronavirusin

CureVac, kompani e Dietmar Hopp, raportohet se është afër të gjejë kurën për koronavirusin që ka pushtuar gjithë botën dhe po merr jetë njerëzish. Ai thotë se do të jetë gati në vjeshtë.

Pronari i Hoffenheimit, Dietmar Hopp, një nga presidentët më të urryer nga tifozët në Bundesligë, mund të shndërrohet një nga heronjtë në luftën kundër Coronavirusit.

Sipas prestigjiozes gjermane “Der Speigel”, një prej kompanive të tij, CureVac, është duke gjetur zgjidhjen për luftën efikase ndaj virusit vdekjeprurës, që ka shkaktuar një pandemi globale, COVID-19.

Vaksina, në çdo rast, nuk do të shitet në Shtetet e Bashkuara, siç konfirmohet nga Ministri Federal i Ekonomisë, Peter Altmaier (CDU), në ARD.

Administrata e presidentit Trump dëshironte të afronte disa specialistë gjermanë në këmbim të një injeksioni të madh ekonomik, në mënyrë që të garantonte vaksinën për bashkatdhetarët e tij.

“Nëse duam të zhvillojmë një vaksinë efektive të Coronavirusit, personi që e merr këtë vaksinë jo vetëm që duhet të arrijë dhe të mbrojë njerëzit, por edhe të ketë më shumë solidaritet me ta”, – tha Hopp, kompaninë e të cilët kohët e fundit është përfolur se do ta blinte presidenti i Amerikës, Donald Trump.

 “Ishte një vendim i shkëlqyeshëm nga drejtuesit e kompanisë. Nga dëshira për të ofruar një vaksinë të mundshme për të gjithë, ata duan ta bëjnë të qartë se çfarë domethënie ka përballimi i një krize të tillë. Gjermania nuk është në shitje!”

Dietmar Hopp ka bërë të ditur se vaksina do të jetë mesiguri gati kah vjeshta, atëherë kur flitet se mund të rikthehet edhe njëherë virusi vdekjeprurës, veçse kësaj radhe do të ketë kundërpërgjigje të menjëhershme për të mos u përhapur.

Me këtë virus është prekur edhe Kosova.

Deri më tani raportohen 15 raste në vendin tonë dhe Qeveria vazhdon të bëjë apel te qytetarët që të vet-zolohen, mënyra më e mirë për ta mposhtur armikun e padukshëm.

(Kosova Sot Online)