“Fernandes do të shndërrohet në legjendë te Man United”

  • 16 March 2020 - 20:51
“Fernandes do të shndërrohet në legjendë te Man United”

Diogo Dalot mendon se shoku i skuadrës , Bruno Fernandes, do të shndërrohet në legjendë te Manchester United, pas startit fantastik në ‘Old Trafford’.

Ai është ambientuar menjëherë në ekipin e Ole Gunnar Solskjaer duke u shndërruar në lojtarin më të rëndësishëm në skuadër.

25-vjecari ka shënuar 3 gola dhe ka dhuruar 4 asiste në 9 paraqitje me fanellën e “Djajve të Kuq”.

“Ai është djalosh, lojtar i shkëlqyer. Ai do të bëhet legjendë”, tha Dalot për faqen zyrtare të Manchester United.

“Ai është fantastik, madje mund të bëhet edhe më i mirë. Ai do të mësoj shumë nga ky klub”.

“Ai ka qenë kapiten te Sporting, është lojtar me eksperiencë, ka luajtur në Itali, Portugali. Ai se çfarë bën. Do të ketë shumë sukses”. 

(Kosova Sot Online)