Lorik Cana ka një apel për shqiptarët

  • 16 March 2020 - 21:50
Lorik Cana ka një apel për shqiptarët

Askush nuk është imun, të gjithë mund të infektohen nga koronavirusi. Më ketë mesazh ish-kapiteni i kombëtares  Lorik Cana i cili ndodhet i vetëkarantinuar në shtëpinë e tij në Romë së bashku me familjen e tij në një lidhje me skype për Rtv Ora u bëri thirrje shqiptarëve kudo që të ndodhen të respektojnë masat e qeverive përkatëse duke qëndruar në shtëpi.

Cana: Nuk shoh panik në rrugët e Italisë pavarësisht se lëvizjet i kemi të kufizuara. Vetëm me një lëvizje të kordinuar mund të kemi efekt. Masat shtrënguese janë marrë për të mos futur në kolaps dhe sistemin e shëndetësisë. Jemi në kontakt të vazhdueshëm. Një pjesë të mirë të familjes e kam në Francë. Po mundohem tu tregoj realitetin që po përjetojmë këtu dhe të bëhen gati se do shkojë dhe atje. Edhe në Kosovë po flasim. Kemi marrë masa dhe në aspekt biznesi dhe futbolli. Nuk duhet të bëhemi më trima se duhet. Besoj se pas disa muajsh do të ti kthehemi normalitetit.  Kina ja arriti shpresoj që edhe Europa të jetë më e ndërgjergjshme dhe të më shumë kordinim mes vendeve. Gjermania dhe Franca po reagojnë me vonesë.

(Kosova Sot Online)