Fernandes: Fjalët e Ronaldos e bënë dallimin

  • 17 March 2020 - 10:02
Fernandes: Fjalët e Ronaldos e bënë dallimin

Mesfushori i ri i Manchester Unitedit, Bruno Fernandes, ka rrëfyer për marrëdhënien e tij më Cristiano Ronaldon, pasi i ndjeki hapat e bashkëkombësit duke iu bashkuar Djajve të Kuq nga Sporting Lisbona, gjatë afatit kalimtar të janarit.

Bruno Fernandes e ka shijuar një start mbresëlënës në karrierën e tij në Old Trafford, ku e ka fituar çmimin e lojtarët më të mirë të muajit në Premierligë qysh në javët e tij të para me klubin anglez.

25-vjeçari është bashkëlojtar i Cristiano Ronaldos në ekipin kombëtar të Portugalisë, për të cilët i ka bërë gjithsej 19 paraqitje që kur debutoi për herë të parë në vitin 2017.

“Ai më kishte mirëpritur shumë mirë në ekpin kombëtar të Portugalisë”, tha Fernandes, në një intervistë të dhënë për mediumin portugez, Cronache Di Spogliatoio.

“Ne e shohim atë si idhull, ai gjithmonë ka qenë i tillë për mua. Unë e ndjek shembullin e tij, ai është njëri ndër të preferuarit e mi”.

“Kur unë u ftova nga Portugalia, ai erdhi dhe më tha: “Ti po bën punë shumë të mirë në Sporting, më pëlqen”. Fjalët e tilla e bënë me të vërtetë dallimin”.

Pas një tjetër sage transferimi që në një pikë dukej se kishte dështuar përfundimisht, Fernandes iu bashkua Manchester Unitedit për 55 milionë euro gjatë afatit kalimtar të janarit.

Ai i ka arritur dy gola dhe tre asiste në Premierligë qysh në pesë paraqitjet e tij të para në Premierligë, si dhe një gol dhe një asist në ndeshjet e Ligës së Evropës.

(Kosova Sot Online)