Koronavirusi ndikon edhe në dënimin e Man Cityt nga UEFA në vlerë 30 milionë eurosh

  • 17 March 2020 - 10:20
Koronavirusi ndikon edhe në dënimin e Man Cityt nga UEFA  në vlerë 30 milionë eurosh

Apelimi i Manchester Cityt kundër pezullimit dyvjeçar nga Liga e Kampionëve mund të shtyhet, pasi që Gjykata e Arbitrazhit Sportiv (CAS) ka bërë të ditur se i ka shtyrë të gjithë seancat gjyëqsore deri të paktën në maj.

Kampioni në fuqi i Premierligës kanë apeluar në CAR kundër dënimin nga UEFA, ku përfshihet dhe një gjobë prej 30 milionë eurosh, e cila iu dha anglezëve nga UEFA për shkeljen e rregullave të ndershmërisë financiare, transmeton Gazeta Express.

Por, CAS-i, që është me bazë në Lozanë të Zvicrës, është komplikuar shkaku i krizës së koronavirusit.

Manchester City kishte shpresuar ta ketë seancën në fillim të kësaj vere, pasi që pezullimi i tyre nga garat evropiane do të fillonte në fillim të këtij sezoni.

Drejtori ekzekutiv i klubit, Ferran Soriano, insistoi se pretendimet e UEFA-s nuk janë të vërteta muajin e kaur dhe shtoi se klubi shpreson që i gjithë procesi në CAS do të përfundonte deri në fillim të verës.

Megjithatë, tani ka dyshime edhe kalendarit të futbollit evropian, pasu që kampionatet vendore dhe Liga e Kampionëve e Liga e Evropës për momentin janë suspenduar shkaku i pandemisë Covid-19.

Një zgjidhje eventuale për mënyrën se si do të duket kalendari i futbollit evropian mund të caktohet gjatë ditës sot, pasi që UEFA do të mbajë video konferencë për të vendosur për zgjidhjen e problemit që është shkaktuar në futboll shkaku i koronavirusit.

Tashmë CAS-i i ka shtyrë tri seanca dëgjimore dhe 15 raste janë shtyrë për 18 maj, përderisa rasti i Manchester Cityt nuk është listuar ende. 

(Kosova Sot Online)