Zyrtare: Manchester Unitedi ia ka vazhduar kontratën mesfushorit serb Nemanja Matic

  • 17 March 2020 - 12:28
Zyrtare: Manchester Unitedi ia ka vazhduar kontratën mesfushorit serb Nemanja Matic

Manchester Unitedi ia ka vazhduar kontratën mesfushorit serb Nemanja Matic edhe për një vit tjetër, duke u siguruar që ai të mbetet në klub të paktën deri në verën e vitit 2021.

31-vjeçarit Nemanja Matic do t’i përfundonte kontratë në qershor të këtij viti, mirëpo klubi anglez e ka aktivizuar klauzolën në kontratën e lojtarët që ia zgjat atij qëndrimin në Old Trafford edhe për një vit tjetër.

Pasi që Paul Pogba dhe Scott McTominay kanë qenë të lënduar për shumicën e sezonit, mesfushori serb u ngrit në vend të tyre dhe i ndihmoi në shumë raste skuadrës së Ole Gunnar Solskjaer ta mbyllë distancën me Chelsean në vend të katërt.

Solskjaer e kishte konfirmuar më herët këtë muaj se diskutimet me Maticin kishin rezultuar pozitive: “Ne jemi pajtuar me të që ai do të qëndrojë, është 100 për qind e sigurt”.

Paraardhësi i Solskjaerit në Old Trafford, Jose Mourinho, e kishte sjell Maticin në Manchester Unitedin në vitin 2017 nga Chelsea dhe ai ishte bërë njëri ndër lojtarët më të rregullt në ekipin e portugezin, ndërsa e mbajti atë pozitë, edhe pse më pak të sigurt, edhe nën Solskjaerin.

Përderisa në fillim të këtij sezoni ai ishte kritikuar për disa paraqitje të tij jo shumë mbresëlënëse, 31-vjeçari ka marrë mjaft shumë lëvdata për paraqitjen e tij të fundit, që i kanë ndihmuar Manchester Unitedi ta sigurojë një ecuri mbresëlënëse.

Mesfushori serb i ka bërë gjithsej 22 paraqitje për Manchester Unitedin këtë sezon, përderisa ka munguar në disa ndeshje shkaku i lëndimeve. Ai ka kontribuar me një gol dhe dy asiste. 

(Kosova Sot Online)