Zyrtari i UEFA-s: Po përballemi me probleme të mëdha,jemi në situatë emergjente

  • 17 March 2020 - 12:46
Zyrtari i UEFA-s: Po përballemi me probleme të mëdha,jemi në situatë emergjente

Anëtari i Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s, Zbigniew Boniek, e pranon se shtëpia e futbollit evropian po përballet me një situatë të vështirë dhe do ta ketë të vështirë ta gjejë një zgjidhje përfundimtare gjatë takimit të sotshëm.

Presidenti i UEFA-s Aleksander Ceferin e ka thirrur një takim me përfaqësuesit e të gjitha 55 Federatave anëtare, Shoqatës së Klubeve Evropiane, Ligave Evropiane dhe Unionit të Futbollistëve Botërore (FIFPro). Ky takim është ftuar ta diskutuar përgjigjen e futbollit ndaj krizës së koronavirusit.

Futbolli në shumicën e vendeve në Evropë është ndalur përkohësisht. Vendet e vetme në Evropë ku u luajt futboll në nivelin e parë të shtunën ishin Rusia, Turqia, Hungaria, Serbia dhe Ukraina. Ndeshjet e Turqisë u zhvilluan prapa dyerve të mbyllura. Të hënën, Federata hungareze lajmëroi se liga është suspenduar.

Të gjitha ndeshjet e kësaj javë në Ligën e Kampionëve dhe Ligën e Evropës janë anuluar. Ende nuk dihet se kur do të fillojnë garat, duke bërë kështu që të komplikohet kalendari i këtij sezoni. Takimi është ftuar me synimin për ta gjetur rrugën përpara në këtë krizë.

“UEFA nuk mund ta marrë vendimin përfundimtar. Ne vetëm mund t’i imagjinojmë hipotezat me të cilën mund të punojmë. Nuk dihet se çfarë do të ndodhë, nuk e dimë nëse do të jemi gati në maj…”, ka thënë Boniek.

“Fatkeqësisht, gjithçka është e mundur. Nëse nuk mund të luani në Poloni, në Itali apo kudo, nuk e di se çfarë do të ndodh me shpalljen e kampionëve, si dhe rënien e promovimet në liga. Është një problem i madh. Por, nuk e di nëse ka mundësi të mbyllet sezoni në vjeshtë”.

“Është më mirë ta mbyllim më 30 qershor dhe pastaj ta rinisim në gusht. Ne shpresojmë që do të kenë rangime përfundimtare. Përndryshe, ne [UEFA] do të duhet ta shpikë një sistem që i merr parasysh të gjithë mundësitë e ndryshme”.

“Ne jemi në situatë emergjente dhe duhet të merren vendime të jashtëzakonshme”. 

(Kosova Sot Online)