Gundogan e lë Ronaldon jashtë top treshes së botës

  • 17 March 2020 - 13:16
Gundogan e lë Ronaldon jashtë top treshes së botës

Mesfushori i Manchester Cityt, Ilkay Gundogan, beson se Lionel Messi i Barcelonës, Kevin de Bruyne i Manchester Cityt dhe Kylian Mbappe i Paris Saint-Germainit janë për momentin top tre lojtarët në botë, përderisa e ka lënë jashtë kësaj liste Cristiano Ronaldon e Juventusit.

Kapiteni i Barcelonës, Lionel Messi, e mori çmimin më prestigjioz në botën e futbollit, Topin e Artë, për herë të gjashtë vitin e kaluar, duke i lënë prapa Virgil van Dijkun e Liverpoolin dhe armikun e vjetër tani në Juventus, Cristiano Ronaldon.

Messi dhe Ronaldo kanë qenë në betejë që më shumë se një dekadë për të qenë futbollisti më i mirë në botë dhe asnjëri nuk ka shfaqur shenja ngadalësimi, përkundër që të dy po i afrohet fundit të karrierës.

Ronaldo i ka shënuar 21 gola në 22 ndeshje të Serisë A këtë sezon, duke u ndihmuar bardhezinjve të shpresojnë për ta fituar kampionatin vendore për herë të nëntë radhazi.

Megjithatë, përkundër sukseseve të Ronaldos, Gundogan nuk e radhit 35-vjeçarin në mesin e top tre futbollistëve në botë.

Kur u pyet për top treshen e tij, Gundogan i radhiti Messin të parin, De Bruynen të dytin dhe Mbappen të tretin. 

 

(Kosova Sot Online)