Skuadra e Liverpoolit, më e vlefshmja në botë

  • 17 March 2020 - 13:19
Skuadra e Liverpoolit, më e vlefshmja në botë

Liverpool ka skuadrën më të vlefshme (kushtueshme) në tregun e transferimeve nga pesë ligat më të mira të Europës, sipas grupit hulumtues “CIES Football Observatory”.

Me një vlerë agregate prej 1.4bn euro (1.27bn £), “Reds” kryesojnë listën, përpara skuadrës së dytë të Premier League, Manchester City (1.24bn £). Chelsea është i pesti, ndërsa Manchester United dhe Tottenham janë në “top 10”. Me një vlerë totale prej 33.7 milionë, Paderborn-i i Bundesligës është në fund të tabelës.

Liverpool është udhëheqës i arratisur i kampionatit anglez dhe i duhen dy fitore nga nëntë ndeshjet e mbetura për të siguruar titullin e parë në 30 vite (Premier League). Skuadra e Jurgen Klopp fitoi Ligën e Kampionëve sezonin e kaluar, ndërsa këtë sezon bëri të vetën Botërorin e Klubeve dhe Superkupën Europiane.

Chelsea i Frank Lampard, çuditërisht ndodhet në vendin e pestë, me një vlerë skuadre prej 917 milionë £. CIES thotë se blutë kanë pasur një “rritje të fortë falë shpërthimit të shumë talenteve të rinj, pas ndalimit të transferimeve, të imponuar nga FIFA”.

CIES përdor një numër të ndryshueshëm në këto përllogaritje, duke përfshirë moshën e lojtarit, shfaqjet, vlerën ekonomike të klubit të tyre dhe inflacionin. Në këtë mënyrë përpunon vlerat e lojtarëve. Kampioni i botës me Francën, Kylian Mbappe, 21 vjeç, ka vlerën më të lartë të transferimit, prej më shumë se 227 milionë.

Nëse shikon “top 10”, konstaton se nuk ka asnjë skuadër të Bundesligës, por dominohet nga Premier League, me plot 5 ekipe. La Liga përfaqësohet nga Barcelona, Real Madridi dhe Atletico Madridi, ndërsa Ligue 1 e Seria A kanë nga vetëm një përfaqësues, respektivisht PSG-në dhe Juventus. Skuadra më e shtrenjtë gjermane është Borussia Dortmund, që mban vendin e 12-të, një më lart se Bayern Munich. 

Image

(Kosova Sot Online)