Rusia suspendon ndeshjet deri në prill

  • 17 March 2020 - 14:54
Rusia suspendon ndeshjet deri në prill

Premierliga ruse, ku luan edhe kosovari Bernard Berisha, ka vendosur që t’i suspendojë ndeshjet e këtij sezoni 2019/20 deri më 10 prill, për shkak të situatës së krijuar në botën e futbollit nga kriza e koronavirusit, që e ka goditur botën.

Gazetat ruse e konfirmuan se sot klubet e Premierligës ruse kanë vendosur gjatë një takimi mes vete që t’i suspendojë ndeshjet e xhirove të ardhshme deri më 10 prill.

Zeniti është për momentin nëntë pikë përpara kundërshtarëve, në krye të tabelës së, duke i lënë prapa vetes Lokomotiv Moskën dhe Krasnodarin pas 22 xhirove të zhvilluara.

“Më 16 mars, Ministri i Sportit i Rusisë lajmëroi anulimin e të gjitha garave kombëtare dhe ndërkombëtare që do të sillnin atletë të huaj në territorin rus”, thuhet në njoftimin e Real Russia Today.

“Agjencia rekomandoi që të bëhen limitime në çdo event kombëtar sportiv që s’janë faza kualifikuese për Lojërat Olimpike “Tokio 2020””.

“Si pjesë e tentimeve për ta luftuar përhapjen e virusit Covid-19, disa regjione nëpër Rusi përkohësisht i kanë suspenduar grumbullimet masive”. 

(Kosova Sot Online)