Reali i mban sytë kah Fekiri

  • 17 March 2020 - 16:43
Reali i mban sytë kah Fekiri

Gjiganti madrilen është mjaft i interesuar për mesfushorin kualitativ francez të Real Betisit, i cili po shkëlqen në La Liga këtë sezon

Real Madridi nuk e ka ndërmend të heq dorë nga Nabil Fekiri.

E përditshmja spanjolle “Mundo Deportivo” shkruan se mesfushori francez është bërë objektiv serioz i gjigantit madrilen.

26 vjeçari është duke e shijuar një sezon mjaft pozitiv tek Real Betisi dhe kjo ka bërë që ta zgjojë interesimin e klubeve të mëdha evropiane.

Mbetet të shihet se sa para do t’i kërkojë Betisi për kartonin e përfaqësuesit francez, i cili vite më parë ishte pranë transferimit në Liverpool.

Fekir pëlqehet shumë nga trajneri Zinedine Zidane dhe mund t’i bashkohet atij në “Santiago Bernabeu” gjatë verës që vjen. 


(Kosova Sot Online)