Interi dëshiron t’ia vazhdojë kontratën Youngut

  • 18 March 2020 - 09:58
Interi dëshiron t’ia vazhdojë kontratën Youngut

Mbrojtësi anësor anglez, Ashley Young, i ka bërë aq shumë përshtypje hierarkisë së Interit brenda vetëm pak ditësh, saqë klubi zikaltër ka vendosur t’ia rinovojë atij kontratën për ta mbajtur edhe më gjatë në klub.

Ashley Young iu bashkua skuadrës së Interit nga Manchester Unitedi për një çmim prej 1.5 milion eurosh gjatë afatit kalimtar të janarit, kur i kishin mbetur vetëm edhe gjashtë muaj kontratë në Old Trafford.

Përderisa në Manchester United anglezi e humbi vendin në formacionin e parë, përkundër që e mbante shiritin e kapitenit, Young pati ndikim të menjëhershëm në Interit me paraqitjet e tij.

Ai kontribuoi me një gol dhe një asist në shtatë ndeshje të zhvilluara për zikaltrit, përderisa Interi po lufton për titull të Serisë A, Kupës së Italisë dhe Ligës së Evropës.

34-vjeçari u përshtat shumë shpejt me futbollin në Serie A dhe puna e palodhshme e tij në fushën e lojës bëri që ai shumë shpejt ta fitojë zemrën e tifozëve, si dhe atë të trajnerit Antonio Conte.

 Tani, gazeta italia La Gazzetta dello Sport raporton se Interi është gati ta aktivizojë klauzolën për ta mbajtur atë në klub për sezonin 2020/21.

(Kosova Sot Online)