Suarez: Na takon neve ta përmirësojmë situatën

  • 18 March 2020 - 10:07
Suarez: Na takon neve ta përmirësojmë situatën

Ylli i Barcelonës, Luis Suarez, i ka inkurajuar ndjekësit e tij në rrjete sociale ta bëjnë detyrën e vet në luftën kundër pandemisë koronavirus, duke i ndjekur këshillat dhe udhëzimet e autoriteteve qeveritare dhe shëndetësore.

Sulmuesi uruguaian e postoi një video në Instagram për t’ia përkujtuar ndjekësve të tij se çfarë duhet të bëjnë për të ndihmuar në betejën kundër Covid-19, që ua ka marrë jetën 7990 personave dhe i ka infektuar rreth 199 mijë të tjerë.

Shumë vende nëpër botë kanë urdhëruar të mbyllen shkollat dhe bizneset, si dhe i kanë inkurajuar qytetarët të qëndrojnë në shtëpi dhe t’i pastrojnë duart sa më shpesh, përderisa ndeshjet e futbollit janë pezulluar pothuajse në të gjithë Evropën.

“Përshëndetje të gjithëve, nga shtëpia ime në Barcelonë dua t’ua dërgoj të gjithëve një përqafim të madh, për t’u dhënë fuqi të gjithë njerëzve që janë duke luftuar kundër këtij virusi që na ka shqetësuar të gjithëve”, ka thënë 33-vjeçari.

“Tani duhet ta marrim në duart tona për të pasur mundësi ta përmirësojmë situatën. Nëse ne kujdesemi për veten, ne kujdesemi për fqinjin dhe për të gjithë popullsinë. Mijëra njerëz janë duke vuajtur nga një virus që e ka shqetësuar të gjithë botën”.

“Është esenciale që t’i dëgjoni këshillat që po ua thonë të tjerët. Duhet ta mbani higjienën, kjo është shumë e rëndësishme. Nëse bëhemi të gjithë së bashku, mund ta luftojmë këtë, mund të vazhdojmë ta shijojmë jetën. Ua dërgoj të gjithëve një përqafim të madh dhe mos harroni të qëndroni në shtëpi”. 

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

Todos juntos y cumpliendo con lo que nos piden saldremos adelante!!!!! #yomequedoencasa #fuerzaatodos ë

A post shared by Luis Suarez (@luissuarez9) on

(Kosova Sot Online)