Zbulohet plani radikal i Premierligës për ta mbyllur sezonin

  • 18 March 2020 - 11:27
Zbulohet plani radikal i Premierligës për ta mbyllur sezonin

Mediumet angleze raportojnë se 92 ndeshjet e mbetura të këtij sezoni të Premierliga do të zhvillohen të gjitha prapa dyerve të mbyllura në stadiume neutrale, përderisa ndeshjet do të transmetohen nëpër kanalet televizive që i kanë blerë të drejtat e transferimit të ndeshjeve.

Besohet se plani për ta rinisur dhe përfunduar sezonin aktual të Premierligës do të konfirmohet pas një takimi të së enjtes të Premierligës, kur klubet do të takohen për të tentuar ta shpëtojnë sezonin aktual, që është ndërprerë shkaku i krizës së koronavirusit.

The Sun pretendon se të gjitha ndeshjet do të zhvillohen në disa stadiume neutrale. Sipas po të njëjtin medium do të zhvillohet dy ose tri stadiume për të qenë nikoqire të të gjitha ndeshjeve, me më së shumti gjasa në Midlands, që është pjesa qendrore e Anglisë.

Gazeta britanike më tutje raporton se në ato stadiume mund edhe të luhen më shumë se një ndeshje në ditë, përdeirsa skuadrat do të luajnë çdo tre ditë, në tentim për ta përfunduar sezonin para 30 qershorit, siç është vendosur nga UEFA.

Zgjedhja e një stadiumi neutral është bërë në mënyrë që tifozët të mos shfaqen jashtë stadiume, siç ndodhi me tifozët e Paris Saint-Germainit gjatë ndeshjes së Ligës së Kampionëve kundër Borussia Dortmundit javën e kaluar.

Një opsion i tillë gjithashtu do të mundësonte që numri i policëve dhe stafit mjekësor të jetë më i vogël.

Për momentin, Premierliga është e suspenduar deri më 4 prill për shkak të krizës së koronavirusit që i ka infektuar pothuajse 200 mijë njerëz në të gjithë botën. 

(Kosova Sot Online)