UEFA refuzon propozimin për mbylljen e ligave vendore

  • 18 March 2020 - 15:42
UEFA refuzon propozimin për mbylljen e ligave vendore

UEFA raportohet se e ka refuzuar mundësinë që ndonjë ligë vendore në Evropë ta ndryshojë formatin e lojës në mënyrë që të mbyllet sezoni 2019/20, si për shembull duke zhvilluar ndeshje të tipit të play-offs për ta caktuar kampionin e klubet që binë nga liga.

I gjithë kalendari i futbollit evropian është komplikuar mjaft shumë nga kriza e koronavirusit që e goditur Evropën dhe gjithë botën, pasi që kampionatet vendore janë suspenduar përkohësisht.

Pas takimit që u thirr nga UEFA të martën me të gjitha autoritetet përgjegjëse të futbollit në Evropë u vendos që Kampionati Evropian të shtyhet zyrtarisht nga vera e këtij viti në verën e vitit 2021, për t’ia lejuar ligave t’i përfundojnë kampionatet.

Megjithatë, gazeta italiane La Reppublica raporton se UEFA u ka treguar klubeve se duhet t’i përfundojnë ligat deri më 30 qershor në formë të rregullt, e jo duke e ndryshuar formatin në zhvillimin e garave si play-offs.

Ideja ishte propozuar në takimin e UEFA-s nga presidenti i Federatës së Futbollit të Italisë, Gabriele Fravina, i cili e kishte dhënë këtë propozim edhe në ditët e hershme të krizës së koronavirusit.

Një formulë e tillë nuk është parë në Itali që 15 vjet. Për herë të fundit një gjë e tillë ndodhi në sezonin 2004/05 mes Parmas dhe Bolognas. 

(Kosova Sot Online)