Arsenali e sfidon Man Utd për Umtitin

  • 18 March 2020 - 16:39
Arsenali e sfidon Man Utd për Umtitin

Qendërmbrojtësi francez e ka shprehur dëshirën për t’u larguar nga Barcelona gjatë verës që vjen. Në garë për 26 vjeçarin janë futur klubet angleze

Samuel Umtiti pritet të largohet nga Barcelona gjatë verës që vjen.

Qendërmbrojtësi francez nuk ka lënë asnjëherë gjurmë me paraqitjet e tij në Camp Nou.

Prandaj, edhe gjiganti katalunas duket të jetë i interesuar për ta shitur përfaqësuesin francez porsa të përfundojë sezoni.

E përditshmja spanjolle “Sport” shkruan se interesim për futbollistin kanë shfaqur Arsenali dhe Manchester Unitedi.

Madje, 26 vjeçari ka qenë objektiv i “Djajve të Kuq” qe një kohë të gjatë.

Ndërkohë, “Topçinjtë” e shohin Umtitin si zëvendësues të Shkodran Mustafit, i cili pritet të largohet nga “Emirates Stadium” gjatë verë. 

(Kosova Sot Online)