Melo: Ne brazilianët e bënim me radhë për ta shkelmuar Messin, ndryshe s’ndalej

  • 18 March 2020 - 18:01
Melo: Ne brazilianët e bënim me radhë për ta shkelmuar Messin, ndryshe s’ndalej

Felipe Melo beson se Lionel Messi është lojtari më i mirë në histori të futbollit dhe e pranon se lojtarët e Brazilit futeshin në radhë për ta faulluar atë kurdo që përballeshin me Argjentinën.

Ylli i Barcelonës e ka tmerruar çdo mbrojtje me të cilën është përballur në 15 vjetët e fundit, përfshirë atë të pesë herë Kampionit të Botës.

“Ai është lojtar i veçantë”, ka thënë Felipe Melo për Messin në një intervistë për Clarin.

Lionel Messi dhe Felipe Melo gjatë një takimi Argjentinë – Brazil

“Kur Brazili luante kundër Argjentinës, ne thoshim ‘duhet ta godasim atë nga një herë secili, duhet ta bëjmë me radhë’. Nëse nuk e bënim këtë, ishte shumë e vështirë ta markonim”, shpjegoi Melo.

Natyrisht, biseda për shkëlqesinë e Messit nuk mund të kalojë ka nxitur krahasim me Cristiano Ronaldon, por Melo di kënd e parapëlqen.

“Messi është i jashtëzakonshëm, më shumë se Cristiano Ronaldo”, shtoi braziliani.

“Cristiano mund t’i shënojë pesë gola për ju, por Messi mund t’i shënojë pesë gola dhe pastaj t’iu ndihmojë bashkëlojtarëve të shënojnë po ashtu. Messi është më i kompletuar”, theksoi ai. 

Image

(Kosova Sot Online)