Koronavirus: Neville dhe Giggs i lëshojnë hotelet për punëtorët shëndetësorë

  • 18 March 2020 - 21:21
Koronavirus: Neville dhe Giggs i lëshojnë hotelet për punëtorët shëndetësorë

Gary Neville ka njoftuar se dy hotelet që i ka në bashkëpronësi me ish-bashkëlojtarin e Manchester United, Ryan Giggs, do të jenë në dispozicion të punëtorëve shëndetësorë pa pagesë, në luftë kundër koronavirusit.

Hotelet “Hotel Football”, i cili gjendet pranë stadiumit Old Trafford, dhe |The Stock Exchnage” në qendër të qytetit të Mancester, janë në pronësi të Neville dhe Giggs.

“Në javët e fundit kemi biseduar me shërbimet shëndetësore në Mançester. 176 shtretër në hotelet tona do të jenë në dispozicion të punëtorëve të Shërbimit Shëndetësor Kombëtar dhe të profesionistëve mjekësorë nga dita e premte”, ka njoftuar Neville.

Numri i të vdekurve nga koronavirusi në Britani të Madhe ka shkuar në 104, pasi vetëm sot 32 persona vdiqën në Angli.

Numri i rasteve të konfirmuara me Covid-19 në Britani ka shkuar në 2.626.

Ndërkohë, më herët edhe klubi i Chelseat ka njoftuar se e ka lëshuar hotelin e vet për stafin mjekësor për trajnimin e rasteve me këtë sëmundje ngjitëse. 

(Kosova Sot Online)