Juventusi në garë me PSG-në për yllin francez

  • 18 March 2020 - 21:57
Juventusi në garë me PSG-në për yllin francez

Houssem Aouar është padyshim një nga emrat më të spikatur në Ligën e parë franceze, me talentin e Lyonit që shihet si e ardhmja e Kombëtares së Francës në mesfushë.

Për 21-vjeçarin interesohet prej kohësh PSG, por presidenti Aulas nuk e ka lënë të lirë. Ky sezon pritet që të jetë edhe i fundit për Aouar në “Groupama Stadium”, por në garë me PSG-në është futur edhe Juventus tashmë.

Sipas mediave në Francë, PSG dhe Juventus kanë gati 75 milionë euro për të bindur Lyonin.

Një ofertë e tillë, sipas gjasave do ta bindë presidentin Aulas, ndërsa më pas mbetet në dorën e lojtarin se kë do të zgjedhë mes bardhezinjve dhe kampionëve të Francës. Sfida duket e hapur mes Juventusit dhe PSG.

(Kosova Sot Online)