Futbollistët më të vlefshëm: Messi as në top 5, Ronaldo as në top 10

  • 19 March 2020 - 08:26
Futbollistët më të vlefshëm: Messi as në top 5, Ronaldo as në top 10

Për shumë vjet, Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo jo vetëm që e kanë mbajtur statutin e lojtarit më të mirë në botë, por kanë qenë edhe dy futbollistët më të vlefshëm në treg.

Tani, kur futbolli në gjithë Evropën është ndalur shkaku i përhapjes së pakontrollueshme të pandemisë koronavirus, Transfermarkt e ka përpiluar sërish një listë me futbollistët më të vlefshëm në botë.

Sipas kompanisë gjermane të futbollit, sulmuesi argjentinas i Barcelonës është futbollisti i tetë më i vlefshëm në botë momentalisht. Messi kushton 140 milionë euro në treg.

Transfermarkt vlerëson se Kylian Mbappe i Paris Saint-Germain është futbollisti më i vlefshëm në botë, me një çmim prej 200 milionë euro.

Ndërkohë, ylli portugez i Juventusit, Cristiano Ronaldo, ngel jashtë top 10, pasi vlera e tij në treg ka rënë dukshëm në 75 milionë euro.

Lista e plotë:

(Kosova Sot Online )