Juventusi futet në garë për yllin e Milanit

  • 19 March 2020 - 08:35
Juventusi futet në garë për yllin e Milanit

uventusi është futur në garë me klubet e Premierligës për mbrojtësin e majtë të Milanit, Theo Hernandez, por klubi kuqezi nuk e ka ndërmend ta lëshojë francezin.

22-vjeçari e ka nisur në mënyrë mbresëlënëse karrierën në Milan, të cilit iu bashkua nga Real Madridi për 20 milionë euro në korrik, duke u bërë golashënuesi i dytë më i mirë i skuadrës me gjashtë gola dhe dy asiste në 25 ndeshje këtë sezon.

Sipas La Gazzeta dello Sport, vlera e tij në treg është dyfishuar dhe Milani do të ishte e gatshme t’i ndante rrugët me të pas vetëm një sezoni për 40 apo 50 milionë euro.

Besohet se, përveç Juventusit, edhe disa klube të Premierligës angleze janë të interesuara për të.

Por, Corriere dello Sport këmbëngul se kuqezinjtë nuk e kanë ndërmend ta lejojnë Hernandezin të largohet, i cili ka kontratë me klubin deri në qershor të vitit 2024.

Mbi të gjitha, edhe vet lojtari është i përkushtuar të qëndrojë në San Siro.

(Kosova  Sot Online )