Manchester Unitedi ia ul çmimin Paul Pogbas

  • 19 March 2020 - 09:51
Manchester Unitedi ia ul çmimin Paul Pogbas

Manchester Unitedi ka vendosur t’ia ulë çmimin mesfushorit të vet francez, Paul Pogbas, i cili pritet të largohet nga klubi në verë.

Ylli francez Paul Pogba pritet të largohet nga Unitedi në afatin kalimtar të verës dhe vendimi i klubit për t’ia ulur çmimin në treg e bën edhe më të mundshëm një gjë të tillë.

Sipas tabloidit britanik “Sun”, Man Unitedi është i gatshëm të pranojë çfarëdo oferte në vlerë 105 milionë euro për Pogban, një ulje e konsiderueshme nga çmimi i tij paraprak.

“Djajtë e kuq” nuk lëshonin pe në kërkesën e tyre për 190 milionë euro për Pogban vitin e kaluar, por duket se tani janë të gatshëm të nxjerrin diçka nga shitja e tij duke ditur se atij i mbaron kontrata verën e ardhshme.  

Juventusi dhe Real Madridi janë dy klubet e interesuara për Pogban dhe ky lajm mund t’i bëjë ata të lëvizin më shpejt në përpjekjet e tyre për t’i siguruar shërbimet e tij. 

(Kosova Sot Online)