Zotohet Raiola: Real Madridit do t’ia dërgoj një kampion

  • 19 March 2020 - 11:23
Zotohet Raiola: Real Madridit do t’ia dërgoj një kampion

Menaxheri i njohur i futbollistëve të mëdhenj, Mino Raiola, është zotuar se do t’ia dërgojë Real Madridit një lojtar kampion, duke i nxitur edhe më shumë kështu thashethemet se mesfushori i Manchester Unitedit Paul Pogba do t’i bashkohet skuadrës së Zinedine Zidane.

Raiola, një menaxher me ndikim të madh, ka zbuluar se ka marrëdhënie shumë të mira me Madridin dhe se ëndrra e tij është t’i ndihmojë ta blejë një lojtar kampion.

“Kam marrëdhënie shumë të mira me Real Madridin. Shpesh flas me Jose Angel, është argëtuese dhe kënaqësi të flasësh me të për futbollin dhe ngjarjet e FIFA-s”, tha Raiola për Marca.

Sot gjatë ditës, tabloidi britanik “Sun” raportoi se Manchester Unitedi ka vendosur t’ia ulë çmimin Pogbas nga 190 milionë euro në 105 sosh.

“Shpresoj se një ditë do ta dërgoj një lojtar kampion në Real. Këtë verë dua ta dërgoj një lojtar të madh në Madrid. Për mua dhe për të gjithë lojtarët e mi do të ishte krenari, sepse Reali është ekip i madh”, shtoi ai.

(Kosova Sot Online)