Strakosha feston 25-vjetorin në karantinë

  • 19 March 2020 - 12:12
Strakosha feston 25-vjetorin në karantinë

Dita e sotme është speciale për portierin Tomas Strakosha. Gardiani shqiptar feston datëlindjen e 25-të, por nuk mund ta kaloj ashtu siç do ta kishte ëndërruar. 

Tashmë, dihet situata e vështirë që po kalon Italia prej Koronavirusit, e në këtë formë ashtu si pjesa tjetër e vendit, edhe Strakosha është i mbyllur në shtëpi për kushte sigurie në pritje të lajmeve të mira për të rifilluar sërish jetesën normale.

Sakaq, në këtë ditë të veçantë për Strakoshën, nuk ka munguar edhe urimi nga vëllai i tij, Dimitri. 

Ka qenë një urim nga ata jo të zakonshmit teksa në një postim në Instagram, vëllai i portierit lidh situatën e Italisë me datëlindjen e Strakoshës.

“Vëllai im ka mbushur 25-vjeç dhe e gjithë bota është në karantinë, nuk mund ta imagjinoj se çfarë do të ndodhë kur të mbushë 30. Gëzuar datëlindjen vëllait më të mirë dhe portierit më të mirë në botë”, ishte komenti special i vëllait të Tomas Strakoshës. 

(Kosova Sot Online)