Milani detyrohet t’ia paguajë 16.5 milionë euro Sportingut të Lisbonës

  • 19 March 2020 - 12:13
Milani detyrohet t’ia paguajë 16.5 milionë euro Sportingut të Lisbonës

Sulmuesi portugez Rafael Leao është në telashe të vërteta, pasi TAS-i i Lozanës ka vendosur se duhet t’i paguajë Sportingut të Lisbonës një shifër prej 16.5 milionë eurosh, për prishjen e njëanshme të kontratës, në verën e 2018-ës.

Pas dhunës së ushtruar nga fansat e klubit ndaj disa prej lojtarëve, shumë prej tyre prishën në mënyrë të njëanshme kontratën me Sportingun e Lisbonës, mes të cilëve ishte edhe sulmuesi i talentuar Rafael Leao.

Ky i fundit u transferua te francezët e Lille dhe fitoi betejën e parë me klubin luzitan në FIFA, ndërsa verën e 2019-ës iu bashkua Milanit për shifrën e 35 milionë eurove. Megjithatë drejtuesit e Sportingut nuk u dorëzuan dhe apeluan vendimin në TAS.

Ky i fundit u shpreh sot se Leao nuk ka qenë në kushtet për të zgjidhur në mënyrë të njëanshme kontratën dhe për këtë arsye duhet të dëmshpërblejë klubin e Sportingut të Lisbonës me shifrën e 16.5 milionë eurove.

(Kosova Sot Online)